Informacion rreth koronavirusit në gjuhën shqipe (Albansk)

Informacion rreth koronavirusit në gjuhën shqipe (Albansk)

Informacion për të afërmit në lidhje me situatën e koronavirusit

Situata e koronavirusit, ashtu si kudo në shoqëri, ka ndikuar tek Shërbimet Korrigjuese të Norvegjisë si edhe tek Organizata për Familjet dhe Miqtë e të Burgosurve (FFP) shërbimet për të afërmit. Edhe pse shumë prej aspekteve tani janë duke funksionuar pothuajse normalisht, është me rëndësi të jeni në dijeni për parandalimin e infektimit dhe rregullat e mbajtjes nën kontroll që janë në fuqi, si nëpër burgje ashtu edhe në FFP-në.

Masat në burgje
Në muajin mars, Shërbimi Korrigjues i Norvegjisë vuri në zbatim një sërë masash për të parandaluar  përhapjen e koronavirusit nëpër burgje. Midis të tjerash, të afërmit nuk u lejuan të vizitonin burgjet, dhe të burgosurve nuk ju dha leje e veçantë e daljes. Në datën 22 qershor, disa prej masave më të ashpra u tërhoqën dhe jeta e përditshme nëpër burgje tani është përgjithësisht normale, siç ishte para shpërthimit të sëmundjes.

Vizitat nëpër burgje tani duhet të zhvillohen normalisht, megjithë kushtin për të mbajtur distancë prej një metri gjatë vizitës. Ky kusht nuk zbatohet për fëmijët nën moshën 12 vjeç. Përpara vizitës, ju do të kontrolloheni për simptoma të koronavirusit pas një formulari të kontrollit lëshur nga autoritetet shëndetësore, dhe nuk do të lejoheni të vizitoni nëse keni simptoma të frymëmarrjes. Vizitat gjatë natës në shtëpitë/apartamentet aktualisht nuk janë të lejuara. Rregullat mbi lejen e veçantë të daljes tani janë njëlloj siç ishin përpara shpërthimit të sëmundjes, si në lidhje me lejet e  zakonshme ashtu edhe lejet për arsye të rënda personale.

Shërbimi Korrigjues i Norvegjisë po monitoron nga afër situatën dhe është duke kryer rregullisht vlerësime në lidhje me masat e mundshme, nëse është e nevojshme. Masat vendore mund të vihen në zbatim në zonat me një shkallë të lartë infektimi gjatë kohëzgjatjes së pandemisë së koronavirusit.

Kur burgjet ishin të mbyllura gjatë pranverës dhe të afërmit nuk lejoheshin të vizitonin, të gjitha burgjet në vend paraqitën një ofertë për vizita në rrjet midis të burgosurve dhe të afërmve. Kjo ofertë tani do të vazhdojë nëpër burgje si alternative suplementare ndaj vizitave. Në kriminalomsorg.no, ju do të gjeni udhëzimet e përdoruesit për vizitat në rrjet në norvegjisht dhe anglisht.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, FFP-ja ka qënë në dialog të afërt me Drejtorinë Norvegjeze për Shërbimet Korrektuese (KDI) për të ndihmuar të sigurohet marrja e informacionit të duhur nga të afërmit. KDI-ja ka krijuar një faqe informacioni me informacionin përkatës për të afërmit, të burgosurit dhe të punësuarit. Klikoni këtu për të shkuar tek faqja e informacionit (informacion në norvegjisht dhe anglisht).

Shërbimi Korrigjues i Norvegjisë ka krijuar edhe një linjë telefonike për të afërmit. Qëllimi i kësaj linje telefonike është të ofrojë informacion të përgjithshëm për të afërmit në lidhje me masat e Shërbimit Korrigjues të Norvegjisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në burgje. Linja telefonike për të afërmit ofron edhe informacion në lidhje me atë se çfarë nënkuptojnë masat për të burgosurit, dhe jo më pak e rëndësishme, shërben si një partner bisedash në këto kohë sfiduese. Ju mund të mbeteni anonim kur telefononi, dhe linja telefonike është pajisur me personel çdo ditë të javës midis orës 09:00-15:00. Tel.: 404 388 88

Veprimtaritë dhe takimet në FFP gjatë pandemisë së koronavirusit

Në muajt e parë të pandemisë së koronavirusit, FFP-ja anulloi të gjitha takimet dhe aktivitetet e saj me të afërmit, dhe në vend të saj i ftoi ata në biseda dhe takime digjitale, përveç shërbimeve këshilluese me telefon, email ose chat. Tani jemi të lumtur t’ju njoftojmë se mund t’i ftojmë përsëri të afërmit në takime, aktivitete dhe biseda ballë për ballë në zyrat tona! Ne kemi ndihmuar në kuadër të parandalimit dhe mbajtjes nën kontroll të infektimit. Për këtë, ju lutemi njihuni me informacionin më poshtë. Ne jemi duke monitoruar udhëzimet e qeverisë në lidhje me situatën e koronavirusit. Nëse lëshohen masa apo rekomandime të reja, kjo mund të ndikojë tek programet dhe shërbimet që kemi planifikuar për të afërmit.

Nëse nuk dëshironi të merrni pjesë personalisht, është gjithsesi e mundur të kryeni biseda digjitale me ne. Ne kemi zgjeruar edhe shërbimin tonë “walk and talk” ku ne ofrojmë biseda në natyrë ndërsa jemi duke shëtitur.

Ju lutemi na kontaktoni nëse keni pyetje lidhur me shërbimet e FFP-së ose thjesht dëshironi të flisni me dikë! Mund të merrni informacion të mëtejshëm lidhur me shërbimet e FFP-së në një program të veçantë në faqen tonë të internetit. Linjat tona telefonike janë të hapura çdo ditë të javës midis orës 09:00-15:30. Ne ofrojmë një mundësi për chat çdo ditë të javës midis orës 09:00-16:00 që qëndron hapur deri vonë të enjteve deri në orën 20:00.

Nëse jeni një i afërm me zotësi të kufizuar të gjuhës norvegjeze dhe e keni të vështirë të komunikoni në norvegjisht, ne mund t’ju ofrojmë seanca këshilluese me një përkthyes. FFP-ja ka një këshillues për pakicat i cili përqëndrohet në mënyrë të veçantë tek situata e personave të afërt me një prejardhje minoriteti, dhe i cili do do t’ju ndihmojë nëse kërkoni ndihmë të mëtejshme nga agjensi të tjera.

Ne në FFP u urojmë të gjithë të afërmve dhe bashkëpunëtorëve gjithë të mirat në këto kohë të pashembullta dhe sfiduese!

Parandalimi i infektimit dhe masat e kontrollit në FFP
Me qëllim parandalimin e infektimit dhe masat e mbajtjes nën kontroll të pandemisë së koronavirusit, për vizitat në zyrat e FFP-së dhe pjesëmarrjen në veprimtaritë e organizuara nga FFP-ja në zyrat tona zbatohen masat e parandalimit dhe mbajtjes nën kontroll si më poshtë.

  • Nëse jeni duke përjetuar simptoma si temperaturë, kollë, dhimbje fyti etj., ju nuk mund të merrni pjesë në mbledhje, takime ose biseda individuale në FFP apo të merrni pjesë në aktivitete të organizuara nga FFP-ja jashtë zyrave tona. Nëse ju merrni pjesë ndërkohë që keni simptoma, për fat të keq do të na duhet t’ju kërkojmë të largoheni nga aktiviteti. Në mënyrë alternative bisedat individuale mund të kryhen me telefon ose videokonferencë, ose ju mund ta shtyni bisedën për në një datë tjetër.
  • Si tek zyrat tona ashtu edhe në veprimtaritë jashtë zyrave tona, ne mbajmë një distancë prej një metër me njëri tjetrin dhe nuk takohemi duke shtrënguar duart.
  • Kur ju mbërrini në zyrat e FFP-së, ne ju kërkojmë të përdorni dizinfektuesin e duarve që ndodhet sapo hyni.
  • Për shkak të situatës me koronavirusin ka kufizime në lidhje me numrin e personave që mund të marrin pjesë në mbledhje dhe në aktivitetet e FFP-së.
  • Cilido që merr pjesë në një bisedë ose që merr pjesë në aktivitete, mbledhje, takime të orgnizuara nga FFP-ja duhet të japë emrin dhe numrin e telefonit në mënyrë që të kemi një pasqyrë në rast se dikush sëmuret ose ka nevojë për gjurmim të infektimit.

Siguria juaj është shqetësimi ynë. Faleminderit që na ndihmoni të kufizojmë përhapjen e sëmundjes!

Për informacion të përgjithshëm rreth koronavirusit, shkoni këtu:
https://helsenorge.no/koronavirus

Përkthimi i këtij informacioni është realizuar me mbështje nga Imdi.