Shqip (Albansk)

Kur një anëtar i familjes është në burg

Organizata për Familjet dhe Miqtë e të Burgosurve (FFP) punon për të afërmit dhe miqtë e të burgosurve në Norvegji. Ne e dimë se burgosja mund të jetë një situatë e vështirë për të gjithë familjen. Në FFP ne e dimë se si janë kushtet në burg, dhe i dimë të drejtat e familjes. Ne mund të japim këshillim në lidhje me ekonominë, çështjet sociale dhe komunitetin, aplikimet dhe ankesat, dhe rreth situatës së fëmijëve dhe familjes. FFP-ja organizon shumë ngjarje sociale dhe kulturore për fëmijët dhe të rinjtë, si dhe për të rriturit të cilët kanë një anëtar të familjes në burg. Ne kemi konsulentë që mund t’i përgjigjen pyetjeve dhe mund të ofrojnë këshilla, dhe ka mundësi për të takuar persona të tjerë në të njejtën situatë. Për shumë gjuhë ka në dispozicion përkthyes. Nuk ka asnjë tarifë për shërbimet e FFP-së.

Nëse jeni një i afërm me zotësi të kufizuar të gjuhës norvegjeze dhe e keni të vështirë të komunikoni në norvegjisht, ne mund t’ju ofrojmë seanca këshilluese me një përkthyes. FFP-ja ka një këshillues për pakicat i cili përqëndrohet në mënyrë të veçantë tek situata e personave të afërt me një prejardhje minoriteti, dhe i cili do do t’ju ndihmojë nëse kërkoni ndihmë të mëtejshme nga agjensi të tjera.

Informacion rreth koronavirusit në gjuhën shqipe  

Na kontaktoni!

Për FFP-në – Organizata për Familjet dhe Miqtë e të Burgosurve

 

Adresa postare: Postboks 6710 St. Olavs plass, 0130 Oslo

Adresa fizike: St. Olavs gate 21A 1. etg., 0165 Oslo (Ju lutemi telefononi për një takim!)

Telefon: 22 11 41 30

E-mail: post@ffp.no

 

Adresa postare dhe fizike: Kjøpmannsgata 23, 7010 Trondheim (Ju lutemi telefononi për një takim!)

Telefon: 22 11 41 30

E-mail: trondheim@ffp.no